Policia arreston Driton Sylejmanin

23 janar 2023 | 23:18

Hetuesit e Krimeve të Rënda dhe FIT e kanë arrestuar pak minuta më parë Driton Sylejmanin, i cili ishte shpeshherë pjesë e replikave publike për vepra kriminale.

Demokracia ka mësuar se Sylejmani është arrestuar në një kafiteri tek “Santea” në Prishtinë.

Sipas këtyre burimeve, Policia i ka marr edhe DVR e kamerave në lokalin “Apsolut bar”, ku edhe u arrestua Sylejmani.

Pamjet pritet të ekzaminohen në Agjencinë e Forenzikës.

Driton Sylejmani është vëllai i Agron Sylejmanit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
I dërguari special i ShBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar,…