Policia arreston një person dhe sekuestron 107 kilogramë marihuanë

30 janar 2023 | 09:27

Policia e Kosovës, konkretisht Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë, më 29 janar, në orën 22:40, në bashkëpunim me Doganën e Kosovës, në terminal doganor, ka ndaluar një kamion ‘Iveco’ me targa të huaja të cilin e drejtonte i dyshuari M.P., (1991), shtetas i Serbisë nën dyshimin për substancë narkotike.

Në bashkëpunim me oficerët e Doganës së Kosovës, gjatë kontrollimit në dy rezervuarët e derivateve janë gjetur bunkerë të modifikuar, ku në brendi kishte 101 paketime të plastikës me të substancë narkotike të dyshuar të llojit marihuanë.

Nga Njësia e Forenzikës është bërë sekuestrimi dhe tërheqja e dëshmive, ku pesha e përgjithshme e narkotikëve të sekuestruar ka qenë rreth 107 kilogramë.

Po ashtu në cilësi të provave janë sekuestruar edhe një telefon celular, një GPS, disk diagrami i tahografit, një kamion, 95 euro si dhe 2.500 dinarë.

Në konsultim me prokurorin kujdestar i dyshuari është ndaluar për 48 orë kurse rasti procedohet për veprime të mëtutjeshme, përderisa vazhdojnë veprimet hetimore nga drejtoria përkatëse.

Policia e Kosovës ka njoftuar mbetet e përkushtuar në parandalimin dhe luftimin e të gjitha dukurive të kundërligjshme, në veçanti me abuzuesit e substancave narkotike.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
1020 hektarë vazhdojnë të jenë nën uji në bashkinë e…