Policia arreston një person të kërkuar në Kaçanik

05 janar 2023 | 12:37

Policët e stacionit në Kaçanik, sot rreth orës 10:50 në Kaçanik, kanë arrestuar personin e kërkuar me urdhëresë të gjykatës, SH.D (M/K) i moshës 35-vjeçar.

Ai ishte i kërkuar në bazë të urdhëresës së Gjykatës Themelore në Ferizaj për veprën penale “Kanosje” me dënim burgimi prej njëqind ditëve.

Pas kompletimit të dokumentacionit, i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit.

Policia Rajonale e Ferizajt do të vazhdojë me realizimin e urdhëresave të gjykatës ndaj personave që ende nuk i janë përgjigjur thirrjes së gjykatës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, i kërkoi homologut rus,…