Policia arreston tre të dyshuar për vjedhje të rëndë
Policia e rajonit të Prishtinës, respektivisht, njësiti i hetimeve të përgjithshme, ka arrestuar tre të dyshuar për veprat penale: Vjedhje e rëndë, si dhe keqpërdorim i besimit.
“Sipas informacioneve të deritanishme, janë ngritur dyshimet se, të dyshuarit më datë 18.05.2023, rreth orës 21:00, nga një kompani biznesi në fshatin Llapnasellë, dyshohet të kenë vjedhur materiale specifike si dhe pajisje të caktuara, vlerat e përgjithshme e të cilave sipas denoncuesit arrin rreth gjashtëqind mijë euro. Ndërmarrja e veprime hetimore dhe veprime të tjera operative të kryera nga njësiti i hetimeve të përgjithshme, ka rezultuar me identifikimin si dhe arrestimin e të dyshuarve, për të cilët dyshohet me bazë të jenë përfshirë në rastin në fjalë; A. M. 29 vjeç, mashkull, shtetas i republikës së Kosovës, M. D. 34 vjeç, mashkull, shtetas i republikës së Kosovës, G. D. 29 vjeç, femër, shtetase e republikës së Kosovës”, ka njoftuar Policia e Kosovës.
Ky aksion policor është përcjellë edhe me bastisjen e disa lokacioneve, ndërkaq të dyshuarit me aktvendim mbi ndalimin e personit të arrestuar, të nxjerrë nga ana e prokurorit të shtetit, janë dërguar në mbajtje prej 48 orësh, si vijimësi e fazave të mëtejme të procesit hetimor.