Policia bën thirrje për kujdes të shtuar në trafik

10 gusht 2019 | 18:40

Policia e Kosovës, vazhdon me shtimin e masave policore për të rritur sigurinë në trafik, përmes zbatimit të  planit operativ i cili parasheh aktivitete të shtuara të llojeve të ndryshme me qëllim që të parandalohen aksidentet në trafik dhe të rritet siguria.

“Duke e parë shtimin e automjeteve përgjat sezonës verore e po ashtu qarkullimin e tyre të shtuar në prag të festës së Kurban Bajramit, Policia e Kosovës kërkon dhe njeherit apelon tek të gjithë pjesëmarrësit në trafik që të respektojnë rregullat e trafikut rrugor dhe të ju përshtaten kushteve dhe rrethanave të trafikut, me qëllim të evitimit të aksidenteve dhe rritjes së siguris në trafik”, ka njoftuar Policia e Kosovës.

Policia e Kosovës ka uruar që kjo festë të kalojë në mënyrë të qetë dhe pa aksidente në trafik.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, dega në Gjakovë, njëherit…