Policia deklarohet lidhur me liturgjinë te Kisha Ortodokse në UP

02 qershor 2022 | 13:33

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci, ka deklaruar se rreth orës 04:30, është ndaluar një veturë me tre persona, dy nga të cilët shtetas të huaj.

Borovci ka thënë se në ndërkohë që janë kryer veprime te nevojshme verifikuese nga ana e policisë, të njëjtit janë lënë të lirë për të vazhduar tutje.

“Ndërlidhur me pretendimet për ndonjë aktivitet fetar, përveç liturgjisë së Kishës Ortodokse që po vazhdon të mbahet në fshatin Bardhosh të Komunës së Prishtinës nuk kanë ndonjë aktivitet tjetër të paralajmëruar. Ky aktivitet ka qenë i paralajmëruar dhe për aq sa i takon policia po monitoron ngjarjen për të lehtësuar rrjedhën normale të tij”, ka thënë Borovci.​

Famullitari Stanisha Arsiq nga Kisha Ortodokse e Kosovës, ka thënë që Policia e Kosovës ua ka ndaluar zhvillimin e liturgjisë në kishën brenda kampusit të Universitetit të Prishtinës (UP).

“Sot rreth orës pesë e gjysmë, klerikët nga Kisha e Shën Nikollës janë nisur për të shërbyer liturgjinë e shenjtë me rastin e Ditës së Shpëtimtarit në Kishën e Krishtit Shpëtimtar në Prishtinë, mirëpo një polic na ndaloi ta zhbllokojmë kishën. Afër nesh ishte një kordon prej tetë policësh, ndërsa në anën tjetër vumë re edhe dy vetura të tjera me policë, për të na penguar të mbajmë liturgjinë”,  ka thënë Stanisha për “Kosovo-Online”.

Ai ka thënë se priftërinjtë dhe besimtarët janë detyruar të kthehen në kishën e Shën Nikollës pas ndërhyrjes së policisë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Këngëtarja Xhensila Myrtezaj vazhdon të jetë aktive në rrjetet sociale.…