Policia e dënon me 50 euro kryeministrin Zaev, dënohen edhe dy ministra tjerë

23 shtator 2020 | 14:43

MPB ka dënuar kryeministrin Zoran Zaev për mos mbajtje të helmetës. Po ashtu janë dënuar edhe zv/kryeministri për korrupsion Lupço Nikollovski dhe ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe.

Centar.mk i ka publikuar faturat e dënimeve.

Ata duhet të paguajnë nga 50 euro në kundërvlerë denari, për shkelje të rregullave në trafik.

Në rrjetin social twiter këtë javë u publikua video në të cilën shihet si kryeministri Zaev nuk bart helmetë përderisa drejton motoçikletën. Kjo shkaktoi reagime të shumta në opinion. /SHENJA/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, Kulturë, Rini dhe Sport,…