Policia e Ferizajt shqipton mbi 1 400 gjoba për një javë

25 korrik 2022 | 14:05

Policia Rajonale e Ferizajt ka ndërmarrë një sërë aktivitetesh në identifikimin e kundërvajtësve të ndryshëm në komunikacion, me qëllim parandalimin e aksidenteve.

Në kuadër të këtyre aktiviteteve policia rajonale gjatë javës që shkoi nga data 18-24/korrik/2022 ka shqiptuar këto kundërvajtje:

Mos respektimi i shpejtësisë së kufizuar: 575 gjoba
Tejkalim në vije të plotë apo vend të ndaluar: 4 gjoba
Kyçja e pa rregullt në rrugën kryesore: 6 gjoba
Drejtimi nën ndikimin e alkoolit: 15 gjoba
Drejtimi i automjetit pa patentë shofer: 15 gjoba
Kalimi i afatit të regjistrimit të automjeteve: 26 gjoba
Xhamat e errët, vendosja e foljes ose materialit tjetër: 14 gjoba
Mos përdorimi i rripit të sigurisë: 157 gjoba
Përdorimi i telefonit gjatë ngasjes: 92 gjoba
Drejtimi i motoçikletës pa helmetë: 3 gjoba
Kundërvajtje tjera, bazuar në ligjet në fushën e trafikut rrugor: 577 gjoba
Heqje e patentshoferit: 14 shoferëve
Gjithsej: 1484 gjoba

Ndërsa, janë raportuar 44 aksidente: Aksidente fatale: 0; Aksidente me lëndime: 13 dhe
Aksidente me dëme materiale: 31.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj paralajmëron qytetarët të kenë kujdes në trafik.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Fiorentina po mendon seriozisht për transferimin e mbrojtësit të kombëtares…