Policia e Kosovës bastisë shtëpinë e asamblistit në Ranillug

06 gusht 2019 | 11:12

Mëngjesin e sotëm, Njësia Speciale e Policisë së Kosovës ka kryer bastisje në shtëpinë e anëtarit të Asamblesë Komunale në Ranillug, Ivan Ristiq.

Lajmin për bastisjen për RTV Puls e ka konfirmuar nënkryetari i komunës së Ranillugut, Davor Petkoviq.

Këtë aksion të policisë për Telegrafin e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i policisë, Baki Kelani.

Kelani ka thënë se bastisja është kryer bazuar në urdhëresën e lëshuar nga gjykata.

“Mund të konfirmojmë se Policia e Kosovës bazuar në urdhëresën e lëshuar nga Gjykata kompetente, ka realizuar një bastisje në shtëpi private, në një fshat të komunës së Ranillugut”, ka thënë Kelani.

Ai ka shtuar se detaje tjera do të japin pas përfundimit të operacionit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka thënë se…