Policia e Kosovës bllokon rrugën para pikës kufitare në Jarinjë

30 dhjetor 2022 | 13:22

Rrugët që të shpijnë nga Mitrovica drejt pikave kufitare me Serbinë Jarinjë e Bërnjak vazhdojnë të jenë të mbyllura edhe përkundër heqjes së barrikadave.

Policia e Kosovës ka bllokuar rrugën derisa të merret vendimi për hapjen e kësaj pike kufitare.

Nga Policia e Kosovës nuk kanë treguar për Sinjalin se kur do të hapen pikë kalimet Kufitar Jarinjë e Bërnjak për qarkullim.

Edhe në raportin e Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar bënë të ditur sot se pikat kufitare në Jarinjë dhe Bërnjak janë të mbyllura.

Rrugët kryesore që çojnë drejt Jarinjës dhe Bërnjakut – pikat kufitare që lidhin Kosovën me Serbinë – ishin bllokuar që nga 10 dhjetori nga grupe serbësh.

Sot janë bërë 20 ditë  që pikë kalimet kufitare Jarinjë e Bërnjak  ishin mbyllur si shkak i barrikadave  të ngritura në veri të Kosovës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Është hequr barrikada në Zupç, e cila ka qenë vendosur…