Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët informacion për këta dy të dyshuar për veprën “Vjedhje e rëndë”

01 shkurt 2023 | 18:12

Sektori i Rajonal i Hetimeve i drejtorisë Rajonale të Policisë në Prizren është duke zhvilluar hetime lidhur me veprën penale “Vjedhje e rëndë”, që ka ndodhur me datë 03.03.2022 , rreth orës 20:30 në një shtëpi në, në rrugën “Hazir Tolaj” në Prizren.

Me date 03/03/2022 rreth orës 20:30 . është raportuar një rast “Vjedhje e Rende” që ka ndodhur në një shtëpi në Rr.Hazir Tolaj ne Prizren, ku dyshohet se persona të dyshimte kane shfrytëzuar mos prezencën e familjareve në shtëpi dhe kane arrit te vjedhin kasafortën, në kasafortë ka pas stoli ari me vlerë prej njëzet mije euro (20.000 ), si dhe një arme zjarri-Pistoletë model Tanfogiio Compact F ,9x9mm në emër te Viktimës.

Të dyshuarit kërkohen për veprën penale “Vjedhje e rëndë ”.

Sektori Rajonal i hetimeve në Prizren ka bërë përpjekje maksimale në ndriçim të veprës penale dhe ka siguruar 2 fotografi nga kamerat e sigurisë, mirëpo deri tani nuk ka rezultuar në identifikim e të dyshuarve.

Andaj Policia e Kosovës – Sektori Rajonal i Hetimeve në Prizren, bazuar në ligj për publikimin e fotove me shënime tjera të personave të kërkuar, me Autorizim të Prokurorisë Themelore në Prizren, me qëllim identifikimit, lokalizimin dhe rrjedhimisht arrestimin e dyshuarave,

Kërkon që:
Kushdo që ka informacion për identitetin apo vendndodhjen e personave të dyshuar në fotot e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor.

Numrat e telefonit dhe adresat elektronike kontaktuese për të kontaktuar Policinë e Kosovës:
– 192 dhe 080019999 (pa pagesë)
– E-mail adresa: [email protected]

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Rrogat bazë në sektorin publik në Kosovë do të ndryshojnë…