Policia e Kosovës konfiskon flamurin serb në Gazimestan

28 qershor 2021 | 14:26

Policia e Kosovës ka vazhduar me planin operacional për të siguruar mbarëvajtjen e qetë të kremtimit të Vidovdanit në Kosovë.

Ata në Gazemistan nuk kanë lejuar provokimet e mundshme të qytetarëve serbë. Pasi kanë zhveshur bluzat e të rinjve serbë, pjesëtarët e policisë kanë marrë edhe flamurin e Serbisë të cilën mbanin në duar disa serbë.

Krahasuar me vitet e më hershme, në këtë vit është duke u vërejtur një numër më i vogël i serbëve të cilët kanë ardhur në Graçanicë dhe Gazemistan për të kremtuar Vidovdanin, që ndërlidhet me përvjetorin e 630-të të Betejës së Kosovës, që historia serbe e njeh si fitore shpirtërore të saj, pavarësisht një humbjeje të madhe të forcave ballkanike dhe vrasjes së princit serb Llazar./Ksp/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Juventusi vazhdon të mendojë për përforcimin e mesfushës. Janë të…