Policia e zë Jabllanoviqin duke e kaluar ilegalisht kufirin

05 korrik 2023 | 11:14

Ish-ministri për Kthim dhe Komunitete në Qeverinë e Kosovës, Aleksandar Jabllanoviq është zënë mbrëmë duke e kaluar ilegalisht kufirin mes Kosovës dhe Serbisë.

Sipas raportit policor, njësiti policor derisa ka qenë në pikë statike në rrugën për në “Izvore” kanë ndaluar automjetin me targa të huaja të cilën kishte qenë duke e drejtuar Jabllanoviq.

Po ashtu është bërë e ditur se ai ka tentuar që përmes rrugëve ilegale të futet në territorin e Kosovës.

‘’Njësiti policor derisa ka qenë në pikë statike në rrugën për në Izvore kanë ndaluar automjetin me targa të huaja të cilën kishte qenë duke e drejtuar i dyshuari mashkull kosovar dhe pasagjerja femër kosovare si dhe dy fëmijë. I dyshuari me veturë përmes rrugëve alternative jashtë vendkalimit kufitar në mënyrë ilegale nga territori i Serbisë kishte hyrë në territorin e Kosovës’’, thuhet në njoftim.

Pas intervistimit me urdhër të prokurorit është hapur rasti,  teksa të ndaluarit janë liruar në procedurë të rregullt.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka folur lidhur…