Policia ende para argjendarisë “Baraku”

04 dhjetor 2023 | 08:52

Argjendaria është bastisur edhe të dielën nga Policia e Kosovës, pas dy bastisjeve që ishin kryer ditë më parë nga zyrtarët policorë.

Pronari i arrestuar dyshohet se ka bashkëpunuar me grupin kriminal në rastin e grabitjes së arit në vlerë të 250 mijë eurove, raporton EO.

Grupi që kreu grabitjen e armatosur në Suharekë pati përleshje me Policinë ditës së enjte, pas një operacioni të gjerë policor.

Njëri nga grabitësit u vra pas shkëmbimit të zjarrit me policinë, ndërsa katër të tjerë u arrestuan – teksa kërkimet për ta kapur edhe një të dyshuar po vazhdojnë. Në mesin e të arrestuarve është edhe Trim Baraku, pronar i argjendarisë “Baraku” në Prishtinë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sot shënohet 111-vjetori i themelimit të Forcave të Armatosura të…