Policia gjen 39 trupa njerëzish në një kamion në Esiks të Britanisë

23 tetor 2019 | 11:11

Policia në Britani të Madhe ka gjetur trupat e 39 personave në një kamion në Esiks të këtij vendi.

Policia ka thirrur shërbimet e ambulancës pasi ka pasur informacione për këtë rast.

Drejtuesi i kamionit, një 25-vjeçar nga Irlanda Veriore është arrestuar me dyshimet për vrasje.

Sipas shenjave, duket se 38 të rritur dhe një adoleshent kanë vdekur, ka thënë policia në Esiks.

Zyrtarët policorë kanë thënë se kamioni ka ardhur nga Bullgaria dhe ka hyrë në këtë zonë ditën e shtunë.

Policia aktualisht ka mbyllur për qarkullin zonën rreth parkut industrial, Waterglade në Grejs, ku është gjetur kamioni.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Skuadra e Interit e pret në “San Siro” skuadrën e…