Interi kërkon fitore ndaj Dortmundit

23 tetor 2019 | 11:06

Skuadra e Interit e pret në “San Siro” skuadrën e Borussia Dortmundit me synim që ta marrë fitoren e parë në këtë edicion të Ligës së Kampionëve.

Italianët e drejtuar nga Antonio Conte kanë grumbulluar vetëm një pikë nga dy ndeshje dhe kërkojnë fitore për të mbetur në garë për kualifikim në fazën tjetër. Për rezultat pozitiv në Itali udhëton edhe skuadra e Dortmundit, e cila është në krye të tabelës me katër pikë, po aq sa ka edhe Barcelona. Kjo e fundit në fundjavë shfrytëzoi humbjen e Real Madridit dhe e mori kryesimin në La Liga.

Interi do të ketë mungesën e Alexis Sanchezit dhe Stefano Sensit, kurse Dortmundi do të jetë pa Marco Reus, Paco Alcacer dhe Marcel Schmelzer, por rikthehen Roman Burki dhe Jadon Sanchon.

“Ndeshja me Dortmundin si një finale? Të thuash se kjo ndeshje është si një finale, është e ekzagjeruar. Është një ndeshje e rëndësishme kundër një skuadre shumë të fortë. Por, është thjesht një ndeshje, finalet vijnë më vonë. Ne duhet t’i marrim tre pikët kundër çdo skuadre, jo vetëm ndaj Dortmundit. Ne kemi punuar që nga fillimi për këtë dhe mund të kishim bërë më mirë kundër Slavias, por edhe ndaj Barcelonës”, ka thënë trajneri i Interit, Antonio Conte.

Grupi E

21:00 Genk – Liverpool
21:00 Salzburg – Napoli

Tabela

  1. Napoli          2 4 pikë
  2. Salzburg      2 3
  3. Liverpool     2 3
  4. Genk             2 1

Grupi F

21:00 Inter – Borussia Dortmund
21:00 Slavia Prague – Barcelona

Tabela

  1. B.Dortmund             2 4 pikë
  2. Barcelona                  2 4
  3. Interi                          2 1
  4. Slavia                         2 1

Grupi G

18:55 Leipzig-Zenit St. Petersburg
21:00 Benfica – Lyon

Tabela

  1. Zeniti                       2 4 pikë
  2. Lyon                         2 4
  3. Leipzig                     2 3
  4. Benfica                    2 0

Grupi H

18:55 Ajax – Chelsea
21:00 Lille – Valencia

Tabela

  1. Ajaxi                2 6 pikë
  2. Chelsea           2 3
  3. Valencia         2 3
  4. Lille                 2 0

/Epoka e re/ 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, ka thënë se miratimi në…