Policia gjermane në këmbë: Një grua e armatosur sulmon spitalin me 2 mijë pacientë

04 mars 2024 | 20:10

Një operacion i madh policor është duke u zhvilluar aktualisht në spitalin Louisen në qytetin gjerman të Aachen, raporton noa.al duke cituar Bild.

Sipas informacioneve të para të policisë, është një grua e armatosur e cila tani është mbyllur në spital.

Zona është e rrethuar nga policë të armatosur rëndë me helmeta, parzmore dhe pushkë sulmi, ndërsa rrugët janë të mbyllura. Njësitë speciale nga Këlni janë rrugës për në vend.

Gruaja e armatosur ka ndezur mjete piroteknike, duke shkaktuar një shtëllungë të madhe tymi. Ajo i vuri zjarrin dhe një salle opetacioni. Në vendngjarje ndodhen disa zjarrfikëse.

Më pas ajo u mbyll në sallën e pacientëve, por është e paqartë sa njerëz gjendet aty.

Policia ende nuk mund të thotë saktësisht se kush është personi i armatosur në spital dhe kë po kërcënon. Gjithashtu nuk dihet nëse ka të lënduar.

Policia e Këlnit po kryen operacionin duke e trajtuar si një situatë pengmarrjeje.

Spitali Louise në Aachen është një spital protestant me 378 shtretër dhe dymbëdhjetë departamente të specializuara.

Rreth 1600 punonjës punojnë në spital.

Foto: Ralf Roeger/dpa

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Policia e Kosovës ka ndaluar sot një 15 vjeçar, nën…