Theu derën e shkollës, shoqërohet në polici një 15 vjeçar

04 mars 2024 | 19:53

Policia e Kosovës ka ndaluar sot një 15 vjeçar, nën dyshimin se ka thyer derën e shkollës “Lasgush Poradeci” në fshatin Vjonovc të Shtimes.

Kjo është bërë e ditur nga Policia e Kosovës, shkruan gazeta online Reporteri.net.

“Me datën 19.02.2024, rreth orës 18:05, policia e stacionit në Shtime kishte pranuar një informatë se në fshatin Vojnovc të Shtimes është një rast i dëmtimit të pronës, ku ishte thyer dera e hyrjes në shkollën ” Lasgush Poradeci” Hetuesit policor nën autorizim të prokurorit kujdestar i kishin nisur hetimet dhe pas një pune intensive hetimore kanë arritur që tē identifikojnë një person i moshës 15 vjeçar, të cilin me datën 04.03.2024 e kanë shoqëruar në stacionin e policisë.”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Sipas njoftimit, në prani të prindit të tij dhe avokatit mbrojtës me detyrë zyrtare është intervistuar nga hetuesit policor, ndërsa me vendim të prokurorit të rastit është liruar për procedurë të rregullt hetimore.

Policia ka njoftuar se rasti është cilësuar ” Dëmtim prone”

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Koreja e Jugut dhe Shtetet e Bashkuara më 4 mars…