Policia gjuan me armë ndaj një veture në veri– nuk iu ndal patrullës

19 gusht 2023 | 01:11

Në veri të vendit ka ndodhur sonte një sulm ndaj Policisë së Kosovës.

Burime të Indeksonline pohojnë se gjate patrullimit të zakonshëm, policia ka hasur në një veturë të dyshimtë e cila nuk i është përgjigjur urdhrit të policisë për ndalesë.

Burimet pohojnë se drejtuesit e veturës, në ikje e sipër, kanë shtënë në drejtim të policisë.

Këtij sulmi, Policia është detyruar t’i përgjigjet.

Një zyrtar policor ka pësuar lëndime të lehta trupore nga ky sulm dhe gjendja e tij shëndetësore është stabile.

Dyshohet se në veturë ka pasur mall të kontrabanduar.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Anëtari i LDK-së, Berat Rukiqi, ka thënë se kjo parti…