Policia i gjen armë dhe 100 fishekë një 41-vjeçari në Ferizaj

16 gusht 2022 | 16:45

Sot rreth orës 12:45, disa policë hetues kanë vërejtur një person me armë në dorë në automjet me targa të huaja, në rrugën “Vëllezërit Gërvalla” në Ferizaj.

Policia në Ferizaj njofton se i dyshuari është ndaluar dhe atij i janë gjetur dhe konfiskuar një armë zjarri, dy karikatorë dhe një qind fishekë.

I dyshuari, 41 vjeç, është shoqëruar në polici dhe pas intervistimit është liruar për procedura të mëtejme hetimore.

Rasti është cilësuar “Mbajtje në pronësi , kontroll, ose posedim i paautorizuar i armës”.

Komunikata e plotë:

Mbajtje në pronësi , kontroll ose posedim i paautorizuar i armës

Sot rreth orës 12:45, derisa policët hetues nga Sektori Rajonal i Hetimeve , ishin me automjet civil të policisë në detyrë, në rrugën ‘’Vëllezërit Gërvalla’’ në Ferizaj kanë vërejtur një person me një armë në dorë në automjet, i cili po qarkullonte me një automjet të udhëtarëve me targa të huaja në lëvizje, të cilin menjëherë policia e kanë ndaluar .

Gjatë legjitimimit të personave, kontrollimit të tyre dhe automjetit, tek pasagjeri me inicialet J.I (M/K) i moshës 41 vjeçar i janë gjetur dhe më pas si prova materiale i janë konfiskuar: një armë zjarri ( pistoletë ), dy karikatorë me njëqind (100) fishekë. I dyshuari është shoqëruar në stacionin e policisë në Ferizaj dhe pas intervistimit nga hetuesit policor, me vendim të Prokurorit nga Prokuroria Themelore në Ferizaj, i njëjti është liruar për procedura të mëtejme hetimore, ndërsa rasti është cilësuar ‘’ Mbajtje në pronësi , kontroll, ose posedim i paautorizuar i armës”.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Rritja e çmimeve të gazit dhe naftës me shumicë nënkupton…