Policia i informon pjesëmarrësit në trafik për sezonin dimëror

10 nëntor 2022 | 15:24

Njësiti Rajonal i Komunikacionit Rrugor, që operon në kuadër të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Prishtinë ka filluar me aktivitete të planifikuara në lidhje me fillimin e sezonit dimëror, duke bërë shpërndarjen e fletushkave informuese “Si të përgatitemi për ngasje të veturës në kushtet dimërore”.

Sezoni dimëror sipas ligjit të trafikut fillon prej 15 nëntorit dhe vazhdon deri më 15 mars të vitit të ardhshëm.

“Sipas dispozitave të trafikut të gjithë ngasësit e automjeteve, pjesëmarrës në komunikacion, gjatë sezonës dimërore, janë të obliguar që të posedojnë pajisjet e domosdoshme dimërore si gomat e dimrit, zinxhirët etj. Andaj ju bëjmë thirrje të gjithë pjesëmarrësve në trafik, të shtojnë kujdesin e tyre dhe të tregohen të ndërgjegjshëm dhe të vëmendshëm në zbatimin e normave të sjelljes në trafik, në mënyrë që së bashku, pa gjoba, të ulim numrin e aksidenteve të trafikut”, është thënë në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Derbi i Anamoravës ndërmjet Gjilanit dhe Dritës u mbyll baras,…