Policia identifikon 12 vetura me regjistrim të skaduar

14 korrik 2021 | 16:33

Në mbështetje dhe zbatim të planeve operative “Sezoni veror” 2021, zyrtarët policorë të Njësisë së Reagimit të Shpejtë në kuadër të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Mitrovicën e Jugut, gjatë natës së kaluar kanë ndaluar dhe identifikuar 29 raste të kundërvajtjeve të ndryshme në trafik.

Kundërvajtësve u janë shqiptuar gjoba, ndër to janë identifikuar dymbëdhjetë automjete në qarkullim me regjistrim të skaduar me ç’rast u janë sekuestruar targat dhe automjetet janë larguar nga trafiku rrugor.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Qeveria sllovene mori këtë vendim pas një turbullimi dhe paralajmërimesh…