Policia jep detaje për trupin e pajetë të gjetur në Klinë

17 gusht 2018 | 19:15

Policia e Kosovës ka dhënë detaje të reja për një trup të pajetë të gjetur sot paradite në një fshat të Klinës.

Driton Rugova, zëdhënës i Policisë për rajonin e Pejës, ka thënë se viktima është një 59 vjeçar, me inicialet M.Gj., i gjetur i vdekur në fshatin Pogragjë të Klinës.

“Është gjetur një viktimë pa shenja jete. Viktima është i lindur në vitin 1959. Në vendngjarje kanë dalë të gjitha njësitë relevante dhe me urdhër te prokurorit viktima është dërguar për obduksion”, ka deklaruar Rugova.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Policia indoneziane ka vrarë dhjetëra “kriminelë të vegjël” përpara nisjes…