Policia jep hollësi për zjarrin në Institutin e Mjekësisë Ligjore

26 mars 2023 | 09:02

Mbrëmë është përfshirë nga zjarri objekti i Institutit të Mjekësisë Ligjore.

Zjarri është lokalizuar, njofton policia në raportin 24-orësh.

Nga zjarri nuk ka persona të lënduar, ndërsa rasti është duke u hetuar.

Njoftimi i plotë i policisë:

INCIDENT ZJARRI/Instituti i Mjekësisë Ligjore, Prishtinë 25.03.2023, 20:20. Është raportuar se është përfshi nga zjarri objekti i Institutit të Mjekësisë Ligjore. Njësit policore si dhe zjarrfikësit kanë dal në vendin e ngjarjes dhe kanë lokalizuar zjarrin. Nuk raportohet për të lënduar. Rasti nën hetime.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Niveli i ujit në liqenin akumulues të Batllavës është në…