Policia kap në flagrancë falsifikatorët e testeve për Covid

05 shtator 2021 | 09:17

Një burrë dhe një grua nga Podujeva janë arrestuar nga Policia e Kosovës.

Ata janë kapur në flagrancë nga Policia duke falsifikuar teste COVID.

Kështu është bërë e ditur në raportin 24-orësh të PK-së.

Ngjarja ka ndodhur të shtunën rreth orës 11:30.

“Njësiti policor ka arrestuar dy të dyshuar një femër dhe një mashkull kosovar-e të cilët janë zënë në flagrancë duke lëshuar teste Covid të falsifikuara në një laborator. Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Policia e Kosovës ka njoftuar se një i burgosur i…