Policia kërkon ndihmë për arrestimin e burrit që dyshohet se vrau gruan te QKUK-ja

01 dhjetor 2022 | 12:20

Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për arrestimin e Sokol Halilit, që dyshohet se mbrëmë vrau gruan e tij shtatzënë para Klinikës së Gjinekologjisë në QKUK.

Përmes një kërkese për bashkëpunim, të cilës ia ka bashkangjitur edhe foton e të dyshuarit, policia ka lutur të gjithë ata që kanë ndonjë informatë që mund të çojë në identifikimin e vendndodhjes së personit të dyshuar, të kontaktojnë policinë në numrin e telefonit: 192.

“Kërkesë për bashkëpunim

Njësiti i hetimeve të përgjithshme që operon në kuadër të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Prishtinë, me autorizim nga prokuroria kompetente, kërkon ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, të cilat do të ndihmonin në arrestimin e personit të dyshuar. I dyshuari Sokol Halili, i lindur më 07.05.1991 nga fshati Godancë KK Shtime, kërkohet për vrasjen e rëndë që ka ndodhur me 30.11.2022, në Prishtinë. Të nderuar, për çdo informatë që mund të çojë në identifikimin e vendndodhjes së personit të dyshuar kontaktoni policinë në numrin e telefonit: 192”, ka njoftuar Policia e Kosovës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shtabi i Përgjithshëm i ushtrisë ukrainase ka thënë se forcat…