Policia konfirmon rrahjen mes profesorit dhe nxënësit në Gjilan

01 qershor 2022 | 15:38

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani, e ka konfirmuar rrahjen mes nxënësit dhe profesorit në shkollën e mesme të Agrobiznesit dhe Teknologjisë në Gjilan.

Në një përgjigje për Gazetën Express, zëdhënësi Hashani tha se rasti ka ndodhur 2-3 ditë më parë, teksa palët janë liruar në procedurë të rregullt.

“Ka ndodhur një rrahje në shkollën e mesme të Agrobiznesit dhe Teknologjisë në Gjilan në mes profesorit S.B dhe nxënësit të klasës së 11-të, përleshja erdhi si pasojë e një mosmarrëveshje mes nxënësit dhe mësuesit”, tha Hashani.

Ai shtoi se rasti është proceduar në mënyrë të rregullt në drejtim të veprës penale lëndim i lehtë trupor.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në Kosovë gjatë 24 orëve të fundit, 14 qytetarë kanë…