Policia konfirmon shpërthimin në Prishtinë, ku mbetën të dëmtuara tri vetura

22 qershor 2022 | 14:46

Policia e Kosovës, është duke hetuar një rast shpërthimi në mëngjesin e kësaj të mërkure, të ndodhur në rrugën ‘’Dalmatët’’ në Prishtinë.

Këtë e ka konfirmuar për klankosova.tv, zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

”Rreth orës 06:30, është raportuar se  në rrugën “Dalmatët” në Prishtinë, një veturë është dëmtuar nga një mjet i dyshuar shpërthyes.

Dyshohet që nga shpërthimi të jenë prekur edhe dy vetura të tjera të parkuara përreth.

Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes, dhe nga informacionet e para dyshohet që ngjarja të ketë ndodhur rreth orës 03:00, ndërkohë që nuk raportohet për të lënduar.

Dëmet materiale dyshohet të kenë ardhur si pasojë e shpërthimit të mjetit shpërthyes që dyshohet të jetë granatë dore.

Aktualisht policia ka nisur ndërmarrjen e veprimeve hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave që karakterizojnë ngjarjen”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në prag të samitit Bashkimi Evropian-Ballkani Perëndimor, të enjten në…