Policia konfiskon dy armë zjarri në Skenderaj

14 shtator 2022 | 11:32

Policia e Kosovës ka konfiskuar dy armë zjarri në Skenderaj.

Një armë e llojit pistoletë me shtatë fishek është konfiskuar në rrugën “Ilaz Kodra” dhe personi i dyshuar nuk posedonte leje për armë, kurse si rrjedhojë e hetimit të një rasti të mëhershëm, në fshatin Runikë është konfiskuar një armë e llojit pushkë gjuetie për të cilën i dyshuari nuk posedonte leje .

“Lidhur me të dy rastet, në cilësi të të dyshuarve janë arrestuar dy persona, ndërsa pas procedurave intervistuese dy të dyshuarit me urdhër të prokurorit janë liruar  për procedurë të rregullt.  Ndaj tyre janë iniciuar raste për veprat penale ‘Mbajtje në pronësi , kontroll të paautorizuar të armës’”, thuhet në njoftimin e policisë.

Përshkrimi i fotografisë nuk është i disponueshëm.

 

Mund të jetë një imazh i ambiente të brendshme

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Prishtina Weather ka njoftuar për parashikimin e motit për pesë…