Policia konfiskon nëntë kuaj dhe një gomar në Viti

25 prill 2023 | 22:56

Nëntë kuaj dhe një gomar janë konfiskuar nga policia në Viti.

Organet e rendit i kanë identifikuar disa të dyshuar, të cilët ishin duke i sjellë kafshët nga fshati Tanushë e Maqedonisë së Veriut.

“Dy personat dhe përcjellësi i tretë (të dyshuarit) meshkuj kosovar nga komuna e Vitisë, pas tentimit për t’iu shmangur patrullave policore kanë devijuar rrugën Mjak-Binqë duke vazhduar rrugëve malore që lidhen me fshatin Kabash-Viti, por është arrit të ndalohen nga Policia duke i kontrabanduar nëntë (9) kuaj dhe një (1) gomar. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori kujdestar, Dogana e Kosovës  dhe AUV-i”, njofton policia.

Me urdhër të prokurorit kafshët sekuestrohen dhe dërgohen në terminalin doganor për procedim të mëtejmë të rastit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Drejtuesit e Komitetit Olimpik të Kosovë, presidenti Ismet Krasniqi dhe…