Policia konfiskon rreth 20 metër kub dru në Podujevë

27 maj 2024 | 23:16

Të hënën patrulla kufitare e Stacionit Policor për Mbikëqyrje të Kufirit në Keçekollë në fshatin Metergovc, të komunës së Podujevës ka hasur në një sasi prej njëzet metra kub dru.

Siç njofton Policia e Kosovës, drunjtë ishin të llojeve ahu dhe pishë.

“Në vendngjarje kanë dalë zyrtarë të APK-së, përderisa me autorizim të Prokurorit të Shtetit, është iniciuar rasti “Kontrabandë me mallra”, malli i kontrabanduar është dërguar në terminal doganor, përderisa rasti vazhdon të hetohet”, shkruhet në njoftimin e Policisë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Komentatori politik, Halil Matoshi e ka quajtur dështim epokal mosanëtarësimin…