Policia kufitare e FSK-ja trajnohen me ushtarakët amerikanë

05 mars 2018 | 16:10

Policia Kufitar e Kosovës bashkë me pjesëtarë të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) janë trajnuar me ushtarake amerikanë të Ambasadës së Kosovës.

Ambasada amerikane në Prishtinë ka njoftuar se trajnimi ka pasur të bëjë me emergjenca dhe reagime të shpejta.

“Njësia për Mbështetje Ushtarake Civile në Ambasadën e ShBA-së ka ndihmuar në ushtrimet dhe trajnimet e përbashkëta për reagime në emergjenca ndërmjet Policisë Kufitare të Kosovës dhe Forcave të Sigurisë së Kosovës. Ngjarja dyditore e trajnimit përbëhej nga operacione me motor në malet pranë Brodit”, thuhet në njoftimin e ambasadës së ShBA-ve në Prishtinë që është publikuar në faqen zyrtare në Facebook.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Luan Haradinaj, i biri i dëshmorit Shkelzen Haradinaj, ishte rreshtuar…