Policia kufitare parandalon edhe një rast kontrabande me kafshë

23 nëntor 2021 | 11:57

Pas pranimit të një informate për një automjet të dyshuar në Prevallë të Prizrenit, zyrtarë policorë nga  Stacioni Policor për Mbikëqyrje të Kufirit-Vermicë, menjëherë kanë ndërmarrë veprime dhe rreth orës 15:00, të datës 22.11.2021, është ndaluar një kamion.

No description available.

“Gjatë kontrollit të automjetit (kamionit) me targa vendore, janë hasur 25 (njëzet e pesë) viça që dyshohet se janë kontrabanduar. Policia ka identifikuar tre persona që dyshohet të janë marrë me këtë veprimtari, ata janë: A.K., (viti i lindjes 1980, mashkull kosovar), K.B., (viti i lindjes 1976, mashkull kosovar) dhe R.R., (viti i lindjes 1994, mashkull kosovar)”, është thënë në njoftimin e Policisë së Kosovës, duke u shtuar se gjatë procedurave policore është kuptuar se kafshët (viçat) e gjetura në kamion ishin të kontrabanduar nga Republika e Maqedonisë së Veriut. Kafshët janë dorëzuar në Doganën e Kosovës. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori kujdestar, është iniciuar rasti ndaj tre të dyshuarve të lartcekur, ata janë intervistuar dhe më vendim të prokurorit rasti vazhdohet në procedurë të rregullt”, është thënë në njoftim.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Marigona Ramadani, shpall të pavlefshme dëftesat e shkollës fillore nga…