Policia mobilizohet për zbatimin e masave anti-Covid

22 nëntor 2020 | 16:08

Policia e Kosovës, konkretisht Drejtoria Rajonale Policisë në Gjilan është duke vazhduar zbatimin e planit operativ dhe realizimin e vendimeve të institucioneve shtetërore për parandalimin e përhapjes së pandemisë Covid-19.

Policia e Kosovës, gjatë zbatimit të masave të ndërmarra nga Qeveria e Kosovës dhe institucionet e shëndetësisë si pasojë e pandemisë Covid 19, për njëzet e katër orët e fundit, në të gjitha shtatë komunat e rajonit të Gjilanit kanë shqiptuar 61 gjoba për mosrespektim të këtyre masave.

“Policia e Kosovës i thërret dhe apelon te qytetarët që ti respektojnë me përpikëri masat e ndërmarra nga ana e qeverisë, ne dhe të gjitha institucionet e shtetit e kemi vetëm një qëllim mbrojtjen e shëndetit të qytetarëve tanë, në të kundërtën moszbatimi i këtyre masave do të ketë konsekuenca ligjore”, ka njoftuar Policia e Kosovës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zëvendëskryeministri bullgar, Krasimir Karakaçanov, ka akuzuar Maqedoninë e Veriut për…