Policia ndalon dy kamionë që tentuan ta kalojnë ilegalisht kufirin

11 prill 13:34

Policia e Kosovës ka ndaluar dy persona të cilët tentuan të kalojnë ilegalisht kufirin me kamionët e tyre përplot me mallra.

“Me datë 10.04.2021 Policia e Kosovës (PK), në këtë rast njësia policore kufitare gjatë patrullimit të tyre në fshatin Vracevo të Leposaviqit, ka vërejtur disa kamion të cilët në rrugë ilegale kanë tentuar që ta kalojnë kufirin. Pas ndalimit të tyre, njësiti policor gjatë kontrollit ka vërejtur se dy kamionët e ndaluar ishin të ngarkuar me mallra (perime), në sasi prej rreth 18.400 kilogramë domate dhe rreth 710 kilogramë speca”, thuhet në njoftimin e policisë.

Policia e Kosovës sipas procedurave të parapara, dy kamionët me mallra i ka dërguar në terminalin doganor, për të vazhduar me procedura të mëtejme.

“Pas intervistimit të personave të dyshuar, me urdhër të prokurorit kompetent të njëjtit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-ushtari i luftës së Kroacisë, Enver Sopjani, i cili tani…