Policia ndalon një furgon që po barte drunjë ileaglisht nga Malet e Sharrit

12 nëntor 2023 | 12:56

Policia e Kosovës ka njoftuar se në fshatin Brod të Shtërpcës ka ndaluar një automjet furgon që po transportonte ilegalisht drunjë nga Malet e Sharrit.

Rasti ka ndodhur rreth orës 23:00, ku edhe policia ka ndërmarrë masat e nevojshme.

“Policia i ka marrë veprimet e nevojshme, ka konfiskuar furgonin për dokumentacion të parregullt, ndërsa ka njoftuar edhe zyrtarët e Parkut Kombëtar “Sharri”, të cilët kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë shqiptuar fletëparaqitje ndaj personit për transport ilegal, ndërsa kanë konfiskuar edhe sasinë e drunjëve”, bëhet me dije në njoftim.

Tutje, në njoftim thuhet se policia rajonale e Ferizajt po bënë përpjekje të vazhdueshme në bashkëpunim edhe me rojet e pyjeve në parandalim të prerjes, transportit dhe shitjes ilegale të drunjëve.

Policia fton qytetarët për bashkëpunim, nëse kanë informacione rreth prerjes, transportit apo shitjes ilegale të drunjëve, të njoftojnë menjëherë policinë, stacionin më të afërt, apo përmes aplikacionit digjital “Lajmëro Policinë” dhe në numrat kujdestarë : 192,0290/326-250 & 0290/322-406, policia do të reagojë menjëherë dhe do të koordinojë aktivitetet me rojet e pyjeve.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Rreth pesë milionë njerëz në Ukrainë janë detyruar të zhvendosen…