Policia ndërmerr aksion në rajonin e Prizrenit, arreston katër persona për falsifikim të parasë

15 shkurt 2024 | 12:08

Me urdhër të Prokurorisë Speciale (PS), Policia e Kosovës, përkatësisht Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit, ka ndërmarr një aksion në rajonin e Prizrenit për kontroll të veturave.

Gjatë këtij aksioni janë ndaluar dy vetura, BMW X5 dhe Shkoda, me katër persona, për shkak të dyshimit se personat të cilët gjenden në këto vetura shpërndajnë para të falsifikuara.

Gjatë kontrollit në veturën BMW X5 është hasur sasia e parave të dyshuara si të falsifikuara në shumën prej 24,600.00 euro. Prokuroria Speciale njofton se në këtë rast janë sekuestruar 24,600.00 euro, dy automjete të përdorura nga personat e dyshuar, si dhe nëntë telefona celularë.

Po ashtu, të dyshuarit janë intervistuar në prezencën e avokatëve mbrojtës të caktuar sipas detyrës zyrtare, si dhe të njëjtit janë shtetas të Republikës së Shqipërisë. Me aktvendim të Prokurorit nga Prokurorisë Speciale personat e dyshuar dërgohen në mbajtje për 48 orë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Analisti dhe gazetari Valon Syla, ka bërë një paralajmërim “të…