Policia në dy raste të ndara parandalon kontrabandën me mallra

13 gusht 2023 | 10:40

Zyrtarë policorë nga Drejtoria Rajonale e Policisë Kufitare (DRPK)-Lindje, dje gjatë realizimit të detyrave të tyre në brezin kufitarë me Serbinë, në dy raste të ndara ndaluan dy vetura që bartnim mall të kontrabanduar.

“Rasti i parë: Më 12.08.2023, rreth orës 04:46, njësitet e TASKFORCËS e DRPK Lindje, gjatë një pike vëzhgimi në fshatin Muqibabë, ka pikasur që nga territori i Serbisë për në territorin e Republikës së Kosovës, po vinte një veturë, me të cilën dyshohej se po kryhej kontrabandë me mall. Policia ka arritur ta ndalojë veturën me targa vendore, që drejtohej nga I.J., mashkull serb, në rrugën Muqibabë-Pasjan. Gjatë kontrollit, në veturë janë gjetur mallrat: 24 litra verë, 600 shishe birra dhe 260 shishe uji mineral dhe natyral. Rasti i dytë: Më 12.08.2023, rreth orës 04:46, njësitet e TASKFORCËS e DRPK Lindje, gjatë një pike vëzhgimi në fshatin Muqibabë, kanë vërejtur që nga territori i Serbisë për në territorin e Republikës së Kosovës, po vinte një veturë, me të cilën dyshohej se po kryhej kontrabandë me mall”, ka njoftuar Policia e Kosovës.

May be an image of text

Policia ka njoftuar se ka arritur ta ndalojë veturën me targa serbe, që drejtohej nga M.S., mashkull serb, në rrugën Muqibabë-Pasjan.

Gjatë kontrollit, në veturë janë gjetur mallrat: dy paket mish dhe 640 shishe me birra.

Lidhur me të dyja rastet është kontaktuar prokurori kujdestar, i cili ka rekomanduar që të dyshuarit të lirohen, ndërsa malli i lartshënuar së bashku me automjetet të dorëzohen në Terminalin Doganor.

May be an image of text that says 'BORG BORG TUBORG TUBOR UBORG ORG (TUBORG TUBORG T BORG RG TUBORG TUBORG'

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sot njihet njëra nga kompanitë më të suksesshme në Kosovë,…