
Policia në një aheng familjar konfiskon një armë
Mbrëmë rreth orës 23:40, në Stacionin Policor në Skenderaj është raportuar për të shtëna me armë zjarri.
Me të pranuar informacionin janë ndërmarrë veprime policore, ku pas një kohe të shkurtër në rrugën “Osman Geci” Skenderaj është identifikuar vendi ku në një aheng familjar ishin dëgjuar të shtënat, në cilësi të provave materiale është sekuestruar një pistolet me gas te llojit, një karikator dhe tetë gëzhoja.
Në cilësi të të dyshuarit është intervistuar F.S., 47-vjeçar, shtetas i Republikës së Kosovës, i cili dyshohet se ka shtënë me armë.
Pas intervistimit me urdhër të prokurorit të rastit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt, ndaj tij është iniciuar rast për veprat penale ‘’Mbajtje në pronësi, kontroll apo në posedim të paautorizuar të armëve” dhe “Përdorim i armës apo mjetit te rrezikshëm’’.