Policia në Prizren shqipton 111 tiketa për mosrespektim ta masave anti-Covid

20 gusht 2021 | 12:00

Gjatë 48-orëve të kaluara, duke u bazuar në vendimet e Qeverise së Republikës së Kosovës (masat mbrojtëse kundër virusit Covid-19).

Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren, inspektorët komunalë dhe inspektorët sanitarë nga AVUK-u, kanë zhvilluar aktivitete në parandalimin dhe respektimin e masave kundër Covid-19, në rrugë, sheshe, parqe, qendra tregtare, lokale e biznese të ndryshme etj.

Gjatë kryerjes së detyrës zyrtare janë gjetur parregullsi dhe janë shqiptuar 111 tiketa për mosrespektim ta masave në bazë të ligjit anti-Covid.

“Aktivitete të tilla do të jenë në vazhdimësi përderisa situata me ‘Covid-19 të ndryshojë dhe policia rajonale në Prizren do të jetë në zbatim të plotë të vendimit të qeverisë”, ka njoftuar Policia e Kosovës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Virusi i Nilit perëndimor, i cili tashmë është shfaqur në…