Policia në Skenderaj angazhohet në ofrimin e sigurisë në trafikun rrugor

23 maj 2022 | 12:04

Policia në Skenderaj në vazhdimësi është duke ndërmarrë masa në ofrim të sigurisë për të gjithë pjesëmarrësit në trafikun rrugor.

Në vazhdën e angazhimeve të vazhdueshme, ditëve të fundit njësitet policore në Skenderaj, bazuar në planin e veprimit “Sezoni veror” me qëllim të parandalimit të aksidenteve në trafik ka shtuar angazhimet me fokus në kundërvajtjet te ngasësit e motoçikletave.

Marrë parasysh se në këtë periudhë kohore numri i qarkullimit të motoçikletave është në rritje e sipër, zyrtarët policorë përveç masave ndëshkimore të parapara me ligj, njëkohësisht për drejtuesit e motoçikletave po shpërndajnë edhe fletushka me porosi vetëdijesimi për rrezikun dhe pasojat e mos-bartjes së helmetës.

Policia e Kosovës apelon te të gjithë pjesëmarrësit në trafikun rrugor që të kenë kujdes dhe t’u përmbahen rregullave të përcaktuara me Ligjin për Sigurinë në Trafik.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Avokati i Popullit ka publikuar të hënën opinionin “ex officio”…