Policia parandalon në dy raste kontrabandë me mallra në kufi me Serbinë, të dyshuarit lirohen

13 gusht 2023 | 09:37

Zyrtarë policorë nga Drejtoria Rajonale e Policisë Kufitare (DRPK)-Lindje, të shtunën gjatë realizimit të detyrave të tyre në brezin kufitarë me Serbinë, në dy raste të ndara ndaluan dy vetura që bartnim mall të kontrabanduar.

Rasti i parë ka ndodhur në fshatin Muqibabë.

Policia njofton se nga territori i Serbisë për në territorin e Republikës së Kosovës, po vinte një veturë, me të cilën dyshohej se po kryhej kontrabandë me mall.

“Policia ka arritur ta ndalojë veturën me targa vendore, që drejtohej nga I.J., mashkull serb, në rrugën Muqibabë-Pasjan. Gjatë kontrollit, në veturë janë gjetur mallrat: 24 litra verë, 600 shishe birra dhe 260 shishe uji mineral dhe natyral”, njofton policia.

Rasti i dytë ka ndodhur rreth orës 04:46, njësitet e TASKFORCËS e DRPK Lindje, gjatë një pike vëzhgimi në fshatin  Muqibabë, kanë vërejtur  që nga territori i Serbisë për në territorin e Republikës së Kosovës, po vinte një veturë, me të cilën dyshohej se po kryhej kontrabandë  me mall.

“Policia ka arritur ta ndalojë veturën me targa serbe, që drejtohej nga M.S., mashkull serb, në rrugën Muqibabë-Pasjan. Gjatë kontrollit, në veturë janë gjetur mallrat: dy paket mish dhe 640 shishe me birra”, njofton policia.

Lidhur me të dyja rastet është kontaktuar prokurori kujdestar, i cili ka rekomanduar që të dyshuarit të lirohen, ndërsa malli i lartshënuar së bashku me automjetet të dorëzohen në Terminalin Doganor, ka njoftuar policia.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Muret e bardha, çatitë shumëngjyrëshe dhe kupolat e arta me…