Policia për shpërthimin në veri të Kosovës: Ishin mjete piroteknike

18 prill 2022 | 01:51

Policia e Kosovës i ka thënë se krismat e dëgjuara në Veri, dyshohet se janë nga mjetet piroteknike.

Para pak minutash, mediat lokale të Mitrovicës raportuan se në Veri janë dëgjuar shpërthime.

Policia e Kosovës është deklaruar se krismat e dëgjuara në Veri kanë qenë nga mjete piroteknike. 

Sipas policisë, ato “me gjasë” kanë qenë të një festeje të ditëlindjes dhe nuk ka dëme.

Sipas një raportimi të “Jepi Zë”, banorët me të cilët kanë biseduar, po dyshonin se “mund të jenë bomba, por edhe fishekzjarre të mëdha”.

Shpërthimet, sipas raportimeve, janë dëgjuar edhe në jugun e Mitrovicës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ligjet e Jetës 1. SI ËSHTË LARTË ËSHTË POSHTË: Kjo…