Policia po realizon fushatën me moton “Trafiku rrugor nuk është i destinuar për gara shpejtësie”

22 maj 2024 | 13:11

Drejtoria Rajonale e Policisë në Mitrovicën e Jugut, është duke realizuar fushatë vetëdijesimi për drejtuesit e mjeteve, referuar Ligjit të ri për Rregullat e Trafikut Rrugor dispozitat e të cilit parashohin gjoba për shoferët të cilët zhvillojnë gara shpejtësie në trafikun rrugor.

Me qëllim të sensibilizimit të shoferëve të automjeteve, në kuadër të kësaj fushate janë duke u shpërndarë fletushka me moton “Trafiku rrugor nuk është i destinuar për gara shpejtësie”.

Krahas shpërndarjes së fletushkave, policia në vazhdimësi po informon drejtuesit e mjeteve për pasojat dhe masat ndëshkimore që parashihen me dispozitat e Ligjit për Rregullat në Trafik, ku ndaj kundërvajtësve, parashihet gjobë prej pesëqind (500) euro, pesë (5) pikë negative, si dhe masa mbrojtëse marrja e patentë shoferit për një (1) vit brenda vendbanimit, ndërsa jashtë vendbanimit parashihet gjoba prej katërqind (400) euro, katër (4) pikë negative, marrja e patentë shoferit për dhjetë (10) muaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Qendra për Informim, Kritikë dhe Aksion (QIKA) ka zhvilluar të…