Policia publikon fotot e të dyshuarve për vrasjen e dy personave në Prishtinë

27 mars 2024 | 18:38

Policia e Kosovës ka publikuar fotografitë e dy të dyshuarve, të cilët kërkohen për dy vrasjet që kanë ndodhur gjatë mbrëmjes të së martës në Prishtinë.

Policia ka kruar ndihmini e qytetarëve në ofrimin e informatave, të cilat do të ndihmonin në arrestimin e personave të dyshuar.

“Njësiti i hetimeve të përgjithshme që operon në kuadër të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Prishtinë, me autorizim nga prokuroria kompetente, kërkon ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, të cilat do të ndihmonin në arrestimin e personave të dyshuar. Personat e dyshuar Ahmet ( Ali) Berisha dhe Naim (Ali) Berisha kërkohen për veprën vrasje e rëndë që ka ndodhë mbrëmë.

Ndonëse janë ndërmarrë një sërë veprimesh nga ana e policisë, kërkimi i vazhdueshëm, bastisja e disa lokacioneve etj. personat e dyshuar vazhdojnë të ndodhen në arrati, andaj për çdo informatë që mund të çojë në identifikimin e vendodhjes së personave të dyshuar na kontaktoni direkt në: E-mail: [email protected]

Facebook: https://www.facebook.com/KosovoPolice/

Android #app: Lajmëro Policinë

Tel: 192”, thuhet në njoftim.

Postimi i plotë:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ka kaluar pika e Raportimit për anëtarësimin e Kosovës në…