Policia rajonale e Ferizajt javën e kaluar shqiptoi 1 153 gjoba

25 mars 2024 | 12:16

Policia Rajonale e Ferizajt ka ndërmarrë një sërë aktivitetesh në identifikimin e kundërvajtësve të ndryshëm në komunikacion me qëllim parandalimin e aksidenteve.

Në kuadër të këtyre aktiviteteve policia rajonale e Ferizajt gjatë javës që shkoi, nga data 18-24/03/2024 ka shqiptuar 1153 gjoba kundërvajtëse, ndërsa ka hequr edhe 15 patentshoferë për drejtuesit që kanë shkaktuar kundërvajtje më të rënda në komunikacion.

Ndërsa, janë raportuar 39 aksidente, prej tyre: Aksidente me lëndime, 17; Persona të lënduar, 21; Aksidente me dëme materiale, 22.

Policia Rajonale e Ferizajt ka njoftuar se do të vazhdojë me aktivitete të shtuara, me synim parandalimin e aksidenteve në komunikacionin rrugor dhe apelojmë tek shoferët që të bëjnë kujdes në komunikacionin rrugor.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Hazir Thaçi B.I. shpall të pavlefshme certifikatën e Biznesit me…