Policia sekuestron dy armë zjarri dhe një thikë në Prishtinë

09 nëntor 2022 | 11:48

Dy persona janë shoqëruar në stacionin policor në Prishtinë dhe me ç’rast janë konfiskuar dy armë zjarri dhe një thikë.

“Sot rreth orës 01:20,  nga zyrtarët policor të stacionit Qendra në Prishtinë, janë shoqëruar në stacion dy persona dhe janë sekuestruar dy armë zjarri dhe një thikë. Sekuestrimi i armëve është kryer në rrugën George Bush, kur personat / automjeti me të cilin po lëviznin, është ndaluar nga policia për një kontroll rutinë”, thuhet në njoftimin e policisë.

Sipas të njëjtit njoftim, personat e dyshuar janë shoqëruar në stacion policor dhe ndaj tyre është iniciuar rast për mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të pa autorizuar të armës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ligji për Masat e Përkohshme të Produkteve Themelore në Raste…