Policia sekuestron një armë zjarri dhe municion në Fushë-Kosovë

12 prill 2021 | 11:27

Policia e Rajonit të Prishtinës, respektivisht zyrtarët e stacionit policor të Fushë Kosovës, mbrëmë rreth orës 23:30, kanë ndaluar një veturë të tipit VW Polo.

“Pas një kontrolli të detajuar që i është bërë personit dhe veturës, policia ka arritur që të gjej dhe të sekuestrojë një revole të tipit TT, si dhe shtatë fishekë. I dyshuari M.H mashkull 43 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës është shoqëruar në stacionin policor dhe ndaj tij është iniciuar rasti për mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të pa autorizuar të armës”, ka njoftuar Policia e Kosovës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Vajza e këngëtares Eli Fara, Marina bëri publike lidhjen me…