Policia sekuestron një revole në Fushë Kosovë

02 shkurt 2023 | 11:04

Dje (e mërkurë) rreth orës 19:30, është raportuar për një gjuajtje me armë zjarri në rrugën “Naim Syla” në Bresje.

Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe nga informacionet e para është bërë e ditur se si rezultat i një konflikti ka pasur të shtëna nga arma e zjarrit.

Ndërkohë që policia ka vazhduar me veprime operativo-hetimore dhe atyre të ekzaminimit të vendngjarjes ka identifikuar të dyshuarit; B. I, mashkull, 30 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës,​ A, M, mashkull, 22 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, si dhe, ka sekuestruar;  Një revole të tipit ZORAKI, të kalibrit 9 mm, e cila dyshohet të jetë arma e përdorur në rast.

“Ndaj të dyshuarve me autorizim të prokurorit të shtetit është iniciuar hetim në drejtim të veprave penale ‘Përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm’ si dhe ‘Sulm’ për tu proceduar më tej”, thuhet në njoftimin e policisë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Policia e rajonit të Prishtinës, respektivisht, njësiti i hetimeve të…