Policia shpall në kërkim një të dyshuar për keqpërdorim të kartelave bankare
28 maj 2026
| 11:26
Policia e Kosovës ka kërkuar bashkëpunimin e qytetarëve për identifikimin e një personi nën dyshimin për veprën penale “Keqpërdorimi i kartelave të bankës apo të kreditit”, në Prishtinë.
Po ashtu në këtë njoftim, policia ka publikuar edhe fotografinë e të dyshuarit.
“Sektori i hetimeve të kryeqytetit, me autorizim nga prokuroria kompetente, kërkon ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, të cilat do të ndihmonin në identifikimin e personit që shihet në fotografi. Personi i dyshuar kërkohet për përfshirje në veprën penale ‘Keqpërdorimi i kartelave të bankës apo të kreditit’”, ka njoftuar policia.



